Me sa duket një incident tjetër me policinë i ka ndodhur ditën e sotme Stresit. Disa qytetarë në Durrës kanë qenë dëshmitarë të momentit, kur ai është ndaluar nga policia dhe në makinën e tij sportive të kuqe, tip Corvette, ata kanë realizuar një kontroll të imtësishëm.

Raportohet se Stresi u shoqërua në rajon dhe njëri nga policët hipi në makinën e tij për ta dërguar pranë komisariatit. Nuk dihet ende arsyeja se përse ai u shoqërua. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 në zonën e plazhit.

Shih videon këtu.