Teksa ka nisur seanca plenare në Kuvend, gazetarët janë urdhëruar që të largohen nga salla. Kjo gjë ka sjellë indinjatën e deputetëve të opozitës.

Sakaq, deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e cila ishte në podium duke folur, i bëri thirrje kryeparlamentares Lindita Nikolla që mos t’i nxjerrë jashtë gazetarët.