Mes luleve të shumta për t’u dhuruar çiklamini është një nga më të preferuarit, por a e dini domethënien e tij dhe se kujt duhet t’ia dhuroni?

Rrënjët e çiklaminit përmbajnë një sasi të vogël helmi të rrezikshëm për meshkujt. Për këtë arsye ai lidhet me dyshimet dhe mungesën e kurajos.

Gjithsesi në të shkuarën besohej se kush e mbillte këtë bimë nuk mund të prekej nga e keqja, pra funksiononte si hajmali kundër fatit të keq.

Së fundmi forma e veçantë e petaleve ka bërë që kjo lule të identifikohet si simbol i fertilitetit. Çiklamini mund të dhurohet në rast urimi për ardhjen në jetë të një fëmije, ose si bimë fatsjellëse për ata persona që nuk kanë fat.

Mos ia dhuroni këtë lule personit të zemrës, sepse në raportin në çift çiklamini ka kuptim negativ dhe lidhet me hezitimin dhe mungesën e sigurisë, në lidhjen që po jetoni.

Sidoqoftë çiklamini është bima perfekte për dekorimin e shtëpisë apo zyrës suaj, kështu që mos hezitoni ta blini për t'i dhënë ambientit ku jetoni e punoni një prekje të veçantë ngjyrash. 

Çiklaminin e gjejmë në disa lloje ngjyrash që ju ftojmë t'i shikoni në fotogalerinë e mëposhtme. 

R.O.