Sigurisht që çdokush nga ju ka një pozicion të të ulurit që i përshtatet dhe ndiheni më rehat. Por a e keni ditur që mënyra se si ju rrini ulur zbulon shumë rreth personaliteti tuaj? Më poshtë keni disa mënyra të të ulurit që tregojnë mbi personalitetin tuaj.
1- Qëndrimi ulur drejt në karrige
Nëse ju rrini ulur si në foton e mëposhtme ju jeni person i fortë dhe me vetëbesim dhe që gati asnjëherë nuk dyshon për vendimet dhe veprimet e bëra. Gjithashtu jeni person shumë komunikativ dhe i afërt me familjarët dhe shoqërinë.

2- Mbështeteni prapa tek karrigia
Ky pozicion tregon që ju jeni person shumë sensitiv dhe shumë dashamirës i cili asnjëherë nuk injoron ndjenjat e tjetrit. Ju jeni shumë i kujdesshëm kur vjen puna për të marrë vendime, mendoni shumë dhe analizoni anët pozitive dhe negative para se të vendosni diçka.

3- Qëndrimi ulur me këmbët e bashkuara
Nëse ju qëndroni kështu kjo do të thotë se në shikim të parë te njerëzit lini përshtypjen e një personi të akullt, por kur ata ju njohin zbulojnë tek ju veti si: mirësia, dashamirësia dhe sinqeriteti. Jeni shumë të drejtpërdrejtë kur bëni biseda serioze dhe jeni shumë të përpiktë.

4- Qëndrimi ulur me kaviljet e kryqëzuara
Ky pozicion i të ulurit tregon që ju jeni person shumë i vendosur dhe keni aftësi të një lideri. Dëshironi që gjithnjë të jeni të informuar dhe të mbani çdo gjë dhe çdokënd nën kontroll. Jeni shumë të hapur për shoqëri të re, por në lidhje jeni xhelozë.

5- Qëndrimi ulur këmbë përmbi këmbë
Ky pozicion tregon që jeni person modest dhe madje i turpshëm para njerëzve që nuk i njihni. Nuk mund të thuhet që jeni person me vetëbesim. Zakonisht mbani fshehur ndjenjat e tuaja dhe shpesh konsideroheni si person i mbyllur.

6- Qëndrimi ulur me krahët e kryqëzuara
Nëse ju qëndroni kështu ju jeni person serioz me karakter të fortë. Keni mendime të thella, kështu që shpesh keni fytyrë të përqëndruar dhe të menduar, se sa të buzëqeshur. Përveç faktit që keni shumë vetëbesim, ju gjithashtu nuk i hapeni personave të tjerë.

Nëse ju qëndroni kështu atëherë ju jeni person shumë emotiv, impulsiv, i hapur dhe dashamirës. Jeni shumë gazmor dhe tentoni që çdoherë të qëndroni optimist dhe e shprehni atë me të tjerët. Komunikimi me ju, u jep njerëzve energji dhe pozitivitet, kështu që asnjëherë nuk jeni të vetmuar.
7- Qëndrimi ulur me duart e kryqëzuara

Kjo pozitë tregon që ju jeni shumë të sjellshëm, sensitivë dhe me natyrë të mirë. Ju asnjëherë nuk injoroni problemet e të tjerëve dhe tentoni që të jepni ndihmën më të madhe të mundshme. Në të njëjtën kohë, ju jeni person shumë i turpshëm dhe shpesh dyshoni në fjalët dhe vendimet tuaja.
8- Qëndrimi ulur me duart e futura mes këmbëve






