Krerët e Chelsea janë duke e bërë gati një ofertë të majme për sulmuesin kryesor të Bayern Munich, Mario Gomez. “Express Daily” të mërkurën raporton se sulmuesi gjerman është objektiv i londinezëve. “Blutë” e Londrës gjithnjë e më shumë janë duke u shqetësuar për formën e dobët të Fernando Torresit dhe tashmë janë duke shikuar mundësinë për të transferuar një sulmues të klasit të lartë evropiane.

Raportohet se Gomez është dëshira e Chelsea. Drejtuesit e klubit anglez mendojnë se gjermani do të ishte zëvendësim i qëlluar për Torresin. Chelsea është e gatshme t’i ofrojë Bayernit 40 milionë euro për Gomezin. Reprezentuesi gjerman konsiderohet një nga sulmuesit më të mirë në Evropë.