Gallagher në frymën e fundit me një gol shumë të rëndësishëm e ngjisin Chelsean në tabelën e klasifikimit pas suksesit 2-1 në derbin e Londrës më Crystal Palace.

Ndeshje stratosferike në “Selhurst Park” me vendasit e Vieira që kaluan të parët në avantazh por më pas blutë barazuan dhe me shumë vuajtje gjetën fitoren në sekondat e fundit. 13 pikë për Chelsean që ngjitet në vendin e pestë të klasifikimit me 8 më pak se Arsenali kryesues.

Në ndeshjen tjetër, atë të “Anfield Road”, Liverpool u kthye te rezultatet zhgënjyese pasi nuk shkoi më shumë se barazimi 3-3 ndaj Brightion ku Trossard gjeti rrjetën tre herë për miqtë. Liverpool e nisi ndeshjen menjëherë me dy gola disavantazh dhe pasi e ktheu 3-2, nuk arriti ta ruante këtë fitore.