Federico Chiesa është i paprekshëm. Juventusi nuk do të lejojë që t’i heqin nga duart xhevahirin e ri të Italisë, simbol të ciklit të ri që dëshiron të ndërtojë.

Pas sezonit të shkuar ku demonstroi rritje nën urdhrat e Andrea Pirlos dhe Europianit të madh nën drejtimin e Mancinit, numri 22 i bardhezinjve ka përfunduar në radarët e klubeve të mëdha Europpiane.

Livrepool, siç raportojnë mediat italiane, bëri një tentativë duke ofruar plot 100 milionë euro për Chiesën, por oferta u kthye pas menjëherë nga Juventusi.

Për klubin bardhezi Federico Chiesa është i pashitshëm, pasi rreth tij dhe disa të rinjve të tjerë kanë si synim të ndërtojnë projektin e ri teknik, me një vazhdimësi shumë vjeçare që do t’i lejojë Juves të maksimalizojë rendimentin e skuadrës duke përmbajtur kostot.

Ishi i Fiorentinës u mor në ditën e fundit të merkatos verore të një viti më parë, pasi Juve e kishte ndjekur prej më shumë se një viti.

Falë huazimit dy-vjeçar dhe një sërë klauzolash që janë përmbushur, Juventus këtë vit do të realizojë blerjen përfundimtare të kartonit për të mbajtur lojtarin.

Në tredhëmbëshin e sulmit që ka ndërmend Allegri, Chiesa mund të kthehet në të djathtë, krahun e tij të preferuar për të vazhduar të shkëlqejë si sulmues anësor, siç bëri me fanellën e kaltër të Italisë përgjatë kësaj vere.

Lojtari është i preferuari i Cristiano Ronaldos, ka pëlqimin e ambientit, ndërsa te Juventusi synojnë ta shndërrojnë në një flamur të klubit, si Pavel Nedved, për rolin, por edhe për grintën që demonstron.