Itali, 24 qershor 2014 – Një italiane dyzetvjeçare ishte ulur në një stol buzë detit në qytetin e Teramos, kur sulmohet nga një djalosh, i cili me një gur në dorë e kërcënon me jetë duke i kërkuar paratë dhe celularin. Një vajzë e re bënte roje, ndërsa djaloshi kryente grabitjen sipas stilit të filmit hollivudian “Bonny & Clyde”. Gruaja dyzetvjeçare u përlesh me grabitësin, që gjithsesi arriti t’i vjedhë celularin.

I fejuari i viktimës menjëherë bëri denoncimin në karabinieri. Patrulla e karabinierisë arrestoi çiftin e grabitësve të dhunshëm. Ata janë Jessica Cepo, 19 vjeçe gjenoveze, pa precedentë penalë dhe i dashuri i saj shqiptar, Alban Rexhaj, po 19 vjeç, pa precedentë penalë. 

Çifti italo-shqiptar “Bonny & Clyde”, të arrestuar në flagrancë nga karabinierët, u dërguan menjëherë në dhomat e izolimit në pritje të procesit gjyqësor.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/