Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës në lidhje me ngjarjen në fshatin Bodrisht, ku çifti i moshuar Kosta dhe Kleoniqi Ilia u gjetën të pajetë në banesën e tyre.

Të shoqëruarit janë dy banorë të këtij fshati dhe një bari.

Burime jo zyrtare thonë se të moshuarit kanë pasur shenja dhune në trup çka mund të thuhet se bëhet fjale për krim të ndodhur ndaj tyre.

Paraprakisht dyshohet për grabitje, por kjo pistë mbetet për t’u konfirmuar nga ekspertët e grupit hetimor, pasi në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, apo edhe çrregullime të orendive shtëpiake.