13 dhjetor 2014 – Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, është aktivizuar 90 minuta në barazimin 1- 1 që skuadra e tij, RNK Split, arriti në transfertë kundër Zadarit. Gjatë pjesës së parë që përfundoi pa gola, kavajasi ka pasur disa mundësi të mira shënimi.
Sipas mediave kroate, rasti më i veçantë ka qenë në minutën e 40-të, kur lojtari shqiptari mori një top në mesfushë dhe vrapoi për 30 metra. Cikalleshi dribloi katër kundërshtarë dhe, më pas, në hyrje të zonës goditi fuqishëm, por topi nuk iu bind duke kaluar ngjitur me shtyllën. Në fillimin e pjesës së dytë Spliti pësoi gol, për të barazuar më pas në limitin e takimit. Cikalleshi pritet të shitet në janar te Sampdoria e Serisë A.





