DURRES– Objekt monitorimi dhe vlerësimi në kuadër të raportit “Transparenca dhe Pjesëmarrja e Publikut në Vendimarrjen e Këshillit Bashkiak Durrës” është aktiviteti dhe funksionimi i Këshilli Bashkiak, Durrës i cili ushtron funksionet e organit kolegjial vendimarrës në nivel vendor.
Raporti mat dhe vlerëson dy detyrime të rëndësishme ligjore të Këshillit Bashkiak, Durrës: garantimin e pjesëmarjes së publikut në vendimmarje dhe realizimin e proceseve vendimmarrëse që bazohet në kërkesat e ligjit sa i takon diskutimin paraprak, votimit & shpalljes së vendimeve.
Rezultatet e raportit do të bëhen publike sot.
ÇIP ka përllogaritur për herë të parë nivelin e zbatueshmërisë së neneve 33, 34 dhe 35 të ligjit organik 8652 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, i ndryshuar. Zbatimi i dispozitave të këtyre neneve është kusht juridik dhe faktik për të garantuar vendimarrje transparente, pjesëmarrje të publikut në vendimarrje dhe akses efektiv në legjislacionin vendor.
Periudha të cilën mbulon ky monitorim zgjat 12 muaj (9 Gusht 2011 – Korrik 2012). Botimi i Raportit është në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Monitorimi u realizua falë mbështetjes së rëndësishme të ofruar nga National Endowment for Democracy (NED), me seli ne Washington D.C.