Manchester City e ka mposhtur Manchester Unitedin me rezultat 1:2, në Old Traffrod, në kuadër të javës së katërt të Premierligës.Ekipi i Pep Guardiolas e ka nisur furishëm takimin duke realizuar dy gola të shpejtë nëpërmjet Kevin de Bruyne (15) dhe Kelechi Iheanacho (36).Kurse, tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, Zlatan Ibrahimovic zvogëloi epërsinë e miqve në 1:2. Në pjesë e dytë nuk u shënua asnjë gol edhe pse të dy skuadrat kishn raste për shënim, sidomos City. Pas kësaj fitore, City i prin tabelës me 12 pikë të fituara, ndërsa United renditet i treti me 9 pikë.