Në ditën e Çlirimit të Tiranës, kryedmokrati i PD-së Lulzim Basha ka kujtuar intelektualët dhe patriotët shqiptar, të masakruar në valën e terrorit anti-kombëtar komunist në Nëntor 1944.
Në një status në Facebook, Basha kërkon reflektim për të mos lejuar me asnjë çmim rivendosjen e diktaturës parti-shtet- krim.
"Nderim përjetë intelektualëve dhe patriotëve të shquar të masakruar në valën e terrorit anti-kombëtar komunist në Nëntor 1944. Sakrifica sublime e mijëra shqiptarëve që u vranë me dhe pa gjyq nga regjimi komunist, kërkon reflektim dhe veprim për të mos lejuar me asnjë çmim rivendosjen e diktaturës parti-shtet- krim!"