Edi Rama, Saimir Tahiri dhe Vangjush Dako kanë qenë ditën e djeshme bashkë për drekë në një nga restorantet e njohura në Durrës, te “Charli Max Restaurant” (pranë Urës së Gjermanit). Burime bëjnë të ditur se ata kanë kaluar disa orë në shoqërinë e njëri-tjetrit ku padyshim zhvillimet më të fundit politike në vend kanë qenë pjesë e bisedës, raporton “Opinion.al”.

Në fakt u duk se pas largimit që kryeministri i bëri Tahirit, mes tyre kish nisur një ftohje në marrëdhënie. Prania e Vangjush Dakos në këtë drekë me siguri ka qenë pjesë e taktikës për të rikuperuar diçka në krisjen që pasoi largimi i Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm. Dako njihet si “pjesë” e grupit që mbështet ish-ministrin e Brendshëm në rivalitetin tashmë jo më të fshehtë mes Tahirit dhe Veliajt.

Burime të “Opinion.al” bëjnë të ditur se atmosfera e bisedës mes kryeministrit dhe ish-bashkëpunëtorit të tij Saimir Tahiri ka qenë shumë miqësore.

Padyshim që Edi Ramës i nevojiten të gjithë bashkëpuntorët duke u përpjekur ndoshta të sheshojë të paktën për momentin divergjencat, kur dihet qartë që si Veliaj apo Tahiri do kenë rol kyç ne votat e koalicionit në qarkun e Tiranës. /Opinion.al/