Grupi teknik COELA ka kaluar për miratim për ditën e nesërme ambasadorëve të BE, raportin e IBAR për Shqipërinë.
Lajmi konfirmohet për gazetarin e News24, Ergys Gjençaj, nga zëdhënësja në zyrën e shtypit pranë Këshillit Europian.
“COELA diskutoi të ashtuquajturin “draft të Qëndrimit të Përbashkët të Përkohshëm të BE-së” (EUCP) mbi Grupin 1. IBAR sapo formoi bazën e këtij diskutimi. Më herët këtë mëngjes, COELA arriti një marrëveshje mbi EUCP-në/IBAR dhe dosja do t’i shkojë nesër pasdite Ambasadorëve të BE-së (COREPER) për miratim. Nëse gjithçka shkon sipas planit, kjo datë mund të jetë e marta e ardhshme 26 Maj, por konfirmimi zyrtar do të jepet vetëm pas takimit të COREPER-it të nesërm.”, thuhet në sqarim.





