Italia ka shënuar një tjetër shifër rekord rastesh ditore të infektimit me COVID-19. Autoritetet shendetesore raportuan se në 24 orët e fundit u regjistruan 34 505 raste të reja me koronavirus nga 220.000 tamponë.

Bilanc shqetësues është edhe ai i viktimave.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 445 persona humbën jetën si pasojë e virusit vdekjeprurës. Kjo është hera të parë pas disa muajsh që numri ditor i vikimave është mbi 400.

Për herë të fundit, shifra të tilla në Itali ishin regjistruar në 23 dhe 24 prill.