Covid-19 është bërë një shqetësim shumë i madh për të gjitha klubet e futbollit. Këtë herë virusi ka “trokitur” në derën e klubit të Napolit.

Të katërtit ditën e sotme kanë mësuar se një lojtar i skuadrës është infektuar me Covid-19 duke bërë me “dhimbje kokë” trajnerin para sfidës së rëndësishme kundër Interit ditën e nesërme , e vlefshme për javën e 13 në Seria A.
Matteo Politano është lojtari i cili ka rezultuar pozitiv me VOCID-19 në testet e bëra së fundmi, duke u  karantinuar përtë shmangur kështu përhapjen e virusit tek pjesa tjetër e skuadrës.

Lajm i mirë është se fantazisti 28-vjeçar nuk ka simptoma dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.