S ezoni 2025-2026 u shoqërua me shumë ulje-ngritje për Teutën, e cila në fund rrezikoi seriozisht qëndrimin në Kategorinë Superiore. Nga një skuadër e ndërtuar për pjesëmarrje në Europë, durrsakët u detyruan të luftonin deri në fund për mbijetesën, të cilën e siguruan vetëm pas ndeshjes së “play out”-it ndaj Pogradecit. Në një sfidë dramatike, Teuta triumfoi në kohën shtesë falë golit vendimtar të Klejdi Dacit. Pas golit të shënuar në minutën e 93-të ndaj Pogradecit, sulmuesi i Teutës rrëfen emocionet e atij momenti të paharrueshëm, presionin e madh të fi nales dhe pritshmëritë për sezonin e ri. Daci tregon se tensioni në fundin e ndeshjes ishte maksimal, por triumfi solli lehtësim për të gjithë kampin durrsak. Sulmuesi premton se në sezonin e ardhshëm Teuta do të mundohet të rikthehet në nivelet që i takojnë dhe të bëjë krenarë tifozët, të cilët i qëndruan pranë ekipit edhe në momentet më të vështira.
Klejdi, si e përjetove golin në minutën e 93-të ndaj Pogradecit?
Ishte një emocion i papërshkrueshëm. Ndoshta momenti më i bukur i sezonit për mua. Kur pashë topin në rrjetë, më kaluan në mendje të gjitha sakrifi cat e sezonit. Ishte një gol që vlejti shumë për ekipin dhe tifozët.
A e ndjeve presionin në ato minuta të fundit?
Normalisht që po. Ishte një ndeshje ku nuk lejohej gabimi dhe tensioni ishte maksimal. Por ne besuam deri në fund dhe kjo na dha forcë për të luftuar deri në sekondën e fundit.
Çfarë të tha trajneri pas ndeshjes?
Më përgëzoi për qetësinë dhe vendosmërinë në atë moment. Por merita i takon gjithë grupit, sepse pa ndihmën e skuadrës ai gol nuk do të vinte kurrë.
Sa e rëndësishme ishte kjo fitore për Teutën?
Shumë e rëndësishme. Teuta është një klub me histori dhe meriton të jetë gjithmonë në nivele të larta. Kjo fi tore ishte një lehtësim i madh për të gjithë.
Çfarë pret nga sezoni i ri?
Pres një sezon më të mirë, si për ekipin ashtu edhe për mua personalisht. Dua të ndihmoj skuadrën me gola dhe paraqitje të mira. Besoj se me punë dhe përkushtim mund ta rikthejmë Teutën aty ku i takon.
Një mesazh dhe premtim për tifozët durrsakë?
Dua t’i falënderoj për mbështetjen që na kanë dhënë edhe në momentet më të vështira. Shpresoj t’i bëjmë krenarë në sezonin e ardhshëm.





