Së fundmi pjesë e protestave në SHBA për vdekjen e George Floyd ka qenë edhe reperi i famshëm botëror Tayga. 

Në protestë ai është shfaqur me një shoqen e vet të quajtur Tayna. Të dy kanë qenë të veshur me rroba të zeza dhe me maskë në fytyrë.

Media e huaj “Daily Mail”, ka shpërndarë fotot e dyshes në protestë dhe për shkak të emrit të njëjtë, është ngatërruar dhe ka publikuar fotot e reperes Tayna nga Kosova.

“Tyga u shfaq për të mbështetur protestat e vazhdueshme mbi vdekjen tragjike të George Floyd, së bashku me Tayna, një influencuese dhe këngëtare që i ngjan ish-it të tij, Kylie Jenner”, shkruan Daily Mail.

Kjo ngatërresë mund të ketë ardhur edhe për shkak se reperi e ndjek reperen Tayna në Instagram.