Prej dy ditësh qyteti i Kukësit është ‘pushtuar’ nga forcat e policisë. Janë të shumtë qytetarët kuksianë të cilët denoncojnë terrorin policor.

Siç shihet edhe nga pamjet e bëra publike nga ish-kryeministri Sali Berisha, policët e armatosur deri në dhëmbë patrullojnë në rrugët e Kukësit, ndërsa qytetarët qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri në Facebook:

Banditë me uniformë, narkopolicë të armatosur deri në dhëmbë terrorizojnë Kukësin!

Vetëm revolta, mosbindja mbarë popullore ndaj narkoshtetit është përgjigja e merituar ndaj klikës në pushtet!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

“z Berisha shiko se qfar po ndodh ne kukes po na trajtojne sikur na ka pushtuar serbi me duket”