Darzeza e Fierit po bëhet gati për sezonin e verës.

Kryeministri Rama ka publikuar pamje, ku punonjësit e komunales pastrojnë plazhin nga mbeturinat. Ai e konsideron këtë plazh si një perlë të Adriatikut.

“Mirëmëngjesi dhe me pamjet e një tjetër perle të Adriatikut pak të zbuluar deri më tani, siç është Darzeza e Fierit e cila bëhet gati për sezonin veror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.