Tiranë, 19 maj 2014 – Teksa përgatitet për të përballuar tre miqësore radhazi me përfaqësuesen Shqiptare, trajneri Gianni De Biasi nuk nguron që në konferencën për shtyp të bëjë dhe një analizë për sezonin futbollistik në vend, duke treguar në këtë mënyrë që vëmendja ka qënë maksimale në Kategorinë Superiore si dhe në Kupën e Shqipërisë.
Komplimente për skuadrat që kanë fituar trofetë këtë sezon në Shqipëri. Komplimente për Skënderbeun që fitoi titullin kampion dhe Flamurtarin që fitoi Kupën e Shqipërisë. Dua të komplimentoj gjithashtu edhe Kukësin për sezonin e mirë por edhe për finalen e luajtur dhe i uroj skuadrave shqiptare suksese në kompeticionet europiane.
Më pas De Biasi i cili ndodhet në drejtim të kombëtares Shqiptare që nga Dhjetori i 2011 bën një analizë të përgjithshme të futbollit shqiptar, duke evidentuar një progres të tij, dhe kjo edhe në aspektin e rezultateve të arritura.
Shoh rritje të futbollit shqiptar dhe kjo në aspektin e rezultateve. Vjet Skënderbeu dhe Kukësi arritën të shkonin shumë larg në kompeticionet europiane çka ishin dëshmitarë të progresti të tyre. Gjithashtu ka rritje edhe përsa i përket futbollit të moshave, me përfaqësueset shqiptare të grupmoshave që kanë arrit rezultate pozitive.
Njësia matëse e rritjes së futbollit në rang kombëtaresh është prurja e futbollistëve në ekipin e parë. De Diasi theksoi se tek përfaqësuesja e 21-vjeçarëve ka shumë elementë cilësor, por që për momentin nuk janë gati për në ekipin e parë në aspektin psikologjik dhe fizik. Megjithatë italiani i stolit kuqezi lavdëroi punën e bëra nga trajneri Skënder Gega në drejtimin e skuadrës së 21-vjeçarëve.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





