Gianni De Biasi nuk e fsheh dëshirën për të drejtuar një skuadër prestigjoze pas aventurës me Shqipërinë. Në një intervistë dhënë për tabloidin “The Sun”, timonieri i stolit kuqezi konfirmon dëshirën për t’u ulur në stolin e një ekipi me peshë si Anglia pas largimit të Roy Hodgson. Një dëshirë të tillë ai e shprehu menjëherë pas largimit të Hodgson për mediat italiane dhe vazhdon të këmbëngulë se kjo do të ishte një mundësi e artë për karrierën e tij. Edhe pse federata angleze aktualisht është në bisedime me trajnerin Sam Allardyce, De Biasi këmbëngul se ai është i interesuar të ulet në stolin e “Tre Luanëve” ku premton se mund të ndryshojë rrënjësisht mendësinë e ekipit, që sipas tij i ka të gjitha mundësitë për të arritur në nivelet më të larta. “Jam i nderuar që emri im lidhet me Anglinë pasi është një kombëtare që ka në përbërje lojtarë me talent të cilët duhen menaxhuar në mënyrën e duhur. Puna si trajner i Anglisë do të ishte një mundësi unikale për mua dhe një ofertë të tillë nuk do ta refuzoja. Jam i bindur për këtë dhe mendoj se së bashku do të arrinim rezultate fantastike”, thekson 60-vjeçari i pankinës kuqezi. Gjithsesi, sipas “The Sun”, bisedimet me Allardyce janë në fazë të avancuar dhe vetëm në rast dështimi, federata do të konsideronte mundësi të reja.
De Biasi për “The Sun”: Jam gati për Anglinë!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shqipëria e dyta në Evropë për bllokimet në kufi/ Eurostat: 12.4 mijë shqiptarëve iu refuzua hyrja në BE në 2025-n
I dënuar për vrasje, arrestohet një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar! Fshihej me dokumente false (EMRI)
Shkencëtarët ‘shkundin’ Alpet Zvicerane! 8,000 tërmete mikroskopike të shkaktuara në një eksperiment të pazakontë
Mbi 12 mijë shqiptarë të refuzuar në kufijtë e BE-së në vitin 2025





