Ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi u bë protagonist në rrjetet sociale me veprimin e tij në pushimin e ndeshjes miqësore Angli-Itali.

61-vjeçari ishte komentator në sfidën e djeshme së bashku me Alberto Rimedion në televizionin italian RAI. Në momentin që kolegu i tij njoftoi për kalimin në spotet publiçitare, De Biasit i shpëtoi një gromësimë që nuk kaloi pa u vënë re. Menjëherë ky moment u shpërnda në rrjetet sociale, ku nuk munguan komentet e shumta.

Në fund vjen gjëja më e bukur e pjesës së parë, gromësima e De Biazit”, shkruan në mënyrë ironike një komentues.

Gromësima e De Biazit justifikohet sepse ka ngrënë qepë dhe ka pirë birrë Peroni familjare”, shkruan një tjetër.