Jahmir Hyka, Rei Manaj, Thoma Strakosha janë risitw e Xhani De Biazit në listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoren ndaj Marokut dhe takimin e vlefshëm të eliminatoreve të Botërorit 2018 ndaj Maqedonisë.Mesfushori shtatshkurtër ka shkëlqyer me fanellën e Luzernës në kampionatin zviceran në sezonin aktual duke rifituar një vend në përfaqësuese pas më shumë se dy vitesh mungesë.Ndërkaq, Manaj tashmë është “graduar” në radhët e Kombëtares A dhe do të jetë pjesë e saj edhe në vazhdim, ndonëse ka moshën për të dhënë kontributin e tij në radhët e përfaqësueses Shpresa edhe në edicionin e ardhshëm.Portieri 21-vjeçar, Thoma Strakosha, është grumbulluar nga trajneri Redi Jupi për ndeshjen e kualifikueseve të Europianit që Shqipëria U-21 do të zhvillojë në Greqi më datë 2 shtator, dhe pas zhvillimit të saj do t’i bashkohet kombëtares së parë ku do të vihet nën urdhrat e De Biazit.Ashtu siç pritej, në këtë listë mungon Arlind Ajeti, i cili ka pësuar dy dëmtime të njëpasnjëshme te Torino dhe nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullim të parë për edicionin e eliminatoreve të Botërorit 2018.

LISTA E PLOTË

Portierë

Etrit Berisha, Orges Shehi, Alban Hoxha, Thoma Strakosha

Mbrojtës

Mërgim Mavraj, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ansi Agolli, Frederik Veseli, Naser Aliji

Mesfushorë

Amir Abrashi, Burim Kukeli, Migjen Basha, Ledian Memushaj, Taulant Xhaka, Odise Roshi, Ergys Kaçe, Ermir Lenjani, Andi Lila, Jahmir Hyka

Sulmues

Armando Sadiku, Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Shkwlzen Gashi, Rei Manaj