Dy anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH kanë dhënë sot dorëheqjen. Bëhet fjalë për Gëzim Podgoricën, njëherazi nënkryetar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar dhe Genc Përmetin.

Vetë Podgorica ka konfirmuar dorëheqjen e tij personalisht dhe të Përmetit. “Po e kam dhënë dorëheqjen unë dhe Genc Permeti”, është përgjigjur ai, raporton BW.

Tashmë Këshilli Drejtues i RTSH ka mbetur me 9 anëtarë.

Vendimi i tyre për të dhënë dorëheqjen vjen pas dëshmisë në Komisionin Parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, lidhur me paligjshmëritë dhe mungesën e transparencës në procesin për zgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH. Shumica e anëtarëve të Këshillit Drejtues u justifikuan me faktin se nuk kishin njohuri për ligjin.