TIRANË-Vijon situata e rënduar në vend nga reshjet e dendura të borës që kanë mbuluar një pjesë të mirë të vendit, ndërsa akulli në akset rrugore ka sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Situata më emergjente paraqitet në katër Qarqet Veriore, atë të Kukësit, Dibrës, Lezhës dhe Shkodrës por dhe në juglindje në zonat e Korçës.
Ndërkohë sot në Gramsh u shënua viktima e dytë nga bora. Shtetasi Orgest Daja, 38 vjeç u gjet pa ndjenja pranë shtëpisë në akull. Policia konfirmoi se 38-vjeçari ka ndërruar jetë pak orë më vonë në spital. Mësohet se Daja vuante prej kohësh nga problemet në zemër dhe dyshohet se temperaturat nën 0 ia kanë rënduar gjendjen.
Situata më poshtë sot në disa rrethe të vendit
Dibër
60 % komunave të qarkut janë bllokuara nga dëbora
problemet në komunat Lurë, Kala e Dodës, SelishtëKukës
Kukës, komunat vazhdojnë të jenë të bllokuara
Aksi Kukës-Krumë,Morinë-Tunel i Kalimashit me zinxhirë
Akset Kukës-Shishtavec, Kukës-Dibër Krumë-B.Curri të pakalueshmePukë
Pukë, i detyrueshëm përdorim i zinxhirëve në akset nacionale
Komunat të bllokuaraKorcë
Të gjitha akset nacionale janë të kalueshme me zinxhirë
Akset Korçë-Qafë Thanë, Korçë-Leskovik të kalueshme me zinxhirë
Aksi Korçë-Voskopojë dhe aksi Korçë-Kapshticë me zinxhirë
I bllokuar, aksi Korçë-Dardhë i bllokuar
Të bllokuara komunat Velçan,Trebinjë, Dardhas