26 prill 2015 – Tifozët serbë ishin edhe njëherë protagonistë për keq në ndeshjen derbi ndërmjet Crvena Zvezdës dhe Partizanit të Beogradit, pasi patën një përleshje masive gjatë ndeshjes. Incidenti në mes të dy tifozerive ndodhi para ndeshjes e cila u shty për 40 minuta, duke treguar edhe një herë se tifozët janë në qendër të vëmendjes e jo futbolli. Mediat vendase raportojnë se derbi mes dy skuadrave më të njohura në Serbi është kthyer në një luftë të vërtetë kur mijra tifozë u përleshën mes tyre e për pasojë 35 prej tyre u plagosën, raporton “Kurir”. Në një stadium të mbushur me huliganë, dhe të ndezur në flakë, tifozët serbë nuk kanë ngurruar të djegin edhe flamurin kuq e zi, madje para fillimit të ndeshjes, parulla “Kosova është Serbi” ka bërë bashkë tifozët kundërshtarë të Partizanit dhe Cërvena Zvdës. Parulla e madhe me përmbajtje nacionaliste ra në sy që në fillim të ndeshjes, e vendosur në shkallët e stadiumit. Raportohet se mes tifozëve të dhunshme ishte edhe Ivan Bogdanov, i njohur me nofkën “ivani i tmershëm”. Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë e cila i ka bërë thirrje autoriteteve serbe të vendosin para përgjegjësisë autorët e djegies së flamurit kuq e zi. Ndeshja pavarësisht këtyre problemeve u zhvillua dhe në fund përfundoi me rezultat të bardhë 0-0.
Degjeneron në dhunë derbi i Serbisë, përplasje mes tifozerive dhe sërish racizëm ndaj Shqipërisë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ndodh dhe kjo/ Gjykata dënon 49-vjeçarin për një depo uji
Trump: Irani nuk po kërkon apo po mbledh taksa për Ngushticën e Hormuzit! Nëse po, ky do të ishte fundi i negociatave
“Të pyetet për ligjin e minierave”, Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq. Në listë edhe Gramoz Ruçi e Taulant Balla
Lojtari i Anglisë refuzon t’i japë dorën përpara ndeshjes së Botërorit futbollistit Partey që akuzohet për përdhunim





