Kreu i grupit paralamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së bërë nga kryeministri Rama, për uljen sipas tij, historike të papunësisë tek të rinjtë.

“Iku fare nga mendja shkollepaku. U ul papunesia thote. Ky ka aritmetiken e Shvejkut qe shumezon 2 here 2 dhe i dalin 12.Si investimi per NATON qe nga 1.2% qe eshte ky kryeministri e kupton 2% dhe nuk tutet hiç e thote me gojen plot”- shkruan Vasili në profilin e tij në Facebook.

Statusi i Petrit Vasilit:

Papunesia u ul thote kryeministri po 400 mije shqiptaret qe iken?

Iku fare nga mendja shkollepaku. U ul papunesia thote.
Ky ka aritmetiken e Shvejkut qe shumezon 2 here 2 dhe i dalin 12.Si investimi per NATON qe nga 1.2% qe eshte ky kryeministri e kupton 2% dhe nuk tutet hiç e thote me gojen plot.
Po 400 mije shqiptare te ikur ne te vitet e fundit nga papunesia dhe varferia çfare jane per kete kryeminister?
Turp dhe faj i rende te tallesh me varferine,ky e ben dhe kjo i jep kenaqesi.
Papunesia eshte kthyer ne tragjedine e vertete te Shqiperise.
Kryeministri do vazhdoje te genjeje se atij si Shvejkut nuk i duhet gje se çfare thote vete