KQZ ka vendosur që 13 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe 8 kryetarëve të bashkive në vend që ishin dërguar për verifikim në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, nuk do t’u hiqet mandati.
Në listë për verifikim ishin deputetët: Sali Berisha, Spartak Braho, Vangjel Dule, Vladimir Kosta, Arben Ristani, Artan Gaci, Asllan Dogjani, Florion Mima, Xhemal Qefalia, Ylli Shehu, Gjovalin Bzheta, Myqerem Tafaj si dhe Eduard Halimi.
Ata kanë deklaruar të dhëna në formularin e dekriminalizimit, jashtë afateve të parashikuara në ligj.
Krahas deputetëve të mësipërm në listë ishin dhe 8 kryetarë bashkish:
Artur Bardhi, Edmond Themelko, Ndrec Dedaj, Rajmonda Balilaj, Adel Lala, Zef Hila, si dhe dy kryebashkiakët Tërmet Peçi dhe Adriatik Zotkaj. Vendimi u mor vetëm nga 4 anëtarë të maxharancës në KQZ, ndërsa ata të opozitës u larguan para se të jepej verdikti për 21 subjektet politike.





