Me kokën ulur dhe duart në pranga/ Momenti kur policia arreston

Eldi Alushi, i riu i cili fluturoi me makinë nga rruga e Kosovarëve drejt digës së Liqenit të Tiranës ka rënë në prangat e policisë, pas disa orësh kërkime.

Pas arrestimit, ai do t’i nënshtrohet analizave dhe verifikimeve me qëllim zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa autori po udhëtonte me një automjet të tipit “X6”.

Në pamjet e kamerave të sigurisë duket se për vetëm tre sekonda, mjeti BMW i drejtuar nga 26-vjeçari nga Durrësi, nga Rruga e Kosovarëve përplaset me pemën dhe vijon pingul lëvizjen mbi pjesën e digës, por fatmirësisht nuk pati të lënduar nga këmbësorët që po bënin vrapin e mëngjesit.

26-vjeçari mori dokumentet e makinës dhe u largua në drejtim të paditur për t’u identifikuar orë më vonë dhe shpallur në kërkim për 2 vepra penale, shkatërrim i pronës dhe largim nga vendi i aksidentit.