Bashkëshorti i kancelares gjermane Angela Merkel, Joachim Sauer, ka kritikuar sot gjermanët që janë skeptikë të vaksinohen kundër coronavirusit.

“Është befasuese që një e treta e popullatës nuk po ndjekin këshillat shkencore. Ndoshta kjo nga gjumi i thellë në të cilin kanë rënë dhe skepticizmi”, ka thënë hulumtuesi i fizikës kuantike gjatë një interviste dhënë për të përditshmen italiane La Republica.

Sipas tij, pjesën tjetër e përbëjnë personat që e shohin këtë si reaksion ideologjik, duke e cilësuar si diktaturë vaksinimin. Sauer shtoi se në këtë grup ka profile të ndryshme, nga akademikë, mjekë e deri te shkencëtarët.

Ndërkaq i pyetur për “refuzimin e të arritjeve dhe gjetjeve shkencore”, Sauer vlerësoi se “një qëndrim i tillë, sigurisht gjithmonë ka ekzistuar tek disa persona, por kurrë nuk ka qenë aq i theksuar sikurse tani”.

Jemi dëshmitarë të suksesit të madh të shkencës”, tha fizikani i cili zakonisht shmang deklaratat dhe qëndrimet publike.

Sipas tij, askush nuk do të guxonte të vinte bast se do të prodhohej vaksina kundër COVID-19, në një kohë kaq të shkurtër.