Dele Alli ëndërron të luajë për Anglinë në Kupën e Botës 2026 ndonëse po kalon një moment tepër të vështirë në karrierë. Mesfushori i Evertonit nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga 26 shkurti i vitit 2023 kur ishte pjesë e Besiktas.

Dëmtimet në ijë e kanë kufizuar përfshirjen e tij me ekipin e Everton këtë sezon, por 28-vjeçari thotë se shikon dritën në fund të tunelit, ndërsa synon rikthim në aksion.

“Unë kam një kujtesë në telefonin tim çdo ditë në orën 11 – Kupa e Botës 2026. Njerëzit do të thotë ‘ai nuk ka luajtur për një vit’, por ky është qëllimi im. Unë e di se kush është niveli im”, tha Alli për Sky Sports.

Mesfushori iu bashkua Evertonit nga Tottenham në janar 2022 falas dhe luajti një rol kyç teksa mundën Crystal Palace 3-2 për të shmangur rënien në ndeshjen e tyre të parafundit të sezonit.

Megjithatë, krahas dëmtimeve, ai ka folur edhe për problemet e shëndetit mendor me të cilat është përballur jo vetëm gjatë kohës së tij në Goodison Park, por gjatë gjithë karrierës së tij.

28-vjeçari ka treguar më parë se kishte marrë pjesë në rehabilitim për të përballuar varësinë e tij ndaj pilulave të gjumit.

Everton e ka mbështetur atë gjatë rikuperimit të tij edhe pse kontrata e tij me klubin skadon këtë verë.

“Ka qenë vetëm një çështje dëmtimi. Një që shpresoj të shkoj në fund. Unë mund të shoh dritën në fund të tunelit. Më është dashur të jem i duruar dhe ka qenë një rrugë e gjatë me dëmtimin, shumë ulje-ngritje. Më ka ndihmuar të rritem edhe më shumë si person”, u shpreh ylli anglez.