Demokratët amerikanë kanë marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet për Kongresin, duke i dhënë një “goditje” Presidentit Donald Trump.

Marrja e kontrollit të dhomës më të ulët të Kongresit për herë të parë në 8 vjet, do t’u mundësojë demokratëve të pengojnë axhendën e Presidentit. Por, republikanët e Trump-it janë të vendosur të forcojnë kontrollin e tyre në Senat.

Votimi i së martës shihej si një referendum mbi Presidentin, edhe pse zgjedhjet janë në vitin 2020.

Deri më tani demokratët kanë siguruar 213 vende në dhomën e përfaqësuesve ende 5 vende larg kontrollit të plotë.

Ndërsa  republikanët kanë siguruar 51 votat e nevojshme për kontrollin e senatit.

Edhe në zgjedhjet për guvernatorët e 36 shteteve federale, kandidatët republikanë kanë fituar në 24 shtete kundrejt 19 të demokratëve.

Kandidatet femra morën vëmendjen në një cikël zgjedhor që ishte faturuar si Viti i Gruas.