Me sa duket, PD-ja e Durrësit nuk ishte informuar mirë për agjendën e kryeministrit Edi Rama, çka i ka çuar ata në mbylljen e protestës.
Përfaqësues nga dega e PD-së në Durrës si dhe të rinj të FRPD-së, dolën pasditen e kësaj të hëne me parrulla në duar pranë Kavalishencës te zona e Plepave, teksa ishin në pritje të Ramës.
Por, takimi që shefi i qeverisë pritet të mbajë me krerët e policisë shqiptare, do të zhvillohet nesër.
Pasi janë vënë në dijeni të agjendës, demokratët kanë përfunduar protestën e tyre dhe kanë paralajmëruar që edhe ditën e nesërme do të dalin sërish në protetsë kundër kësaj qeverie krimi, siç e etiketojnë ata.





