Makina e anëtares së këshillit bashkiak në Shkodër është dëmtuar gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në Shëngjin pranë një resorti ku makina ka qenë e parkuar.

Makinës së këshilltares A.Haxhia i janë thyer xhamat dhe është dëmtuar.

Pronarja e mjetit ka bërë denoncim në polici për ngjarjen.

Policia ka nisur hetimin për ngjarjen për të zbuluar autorët.