Julian Nagelsmann ndezi sirenat e alarmit në Gjermani teksa konfirmoi se Lennart Karl pësoi një dëmtim gjatë seancës stërvitore në prag të ndeshjes së fundit miqësore përpara Botërorit, atë me SHBA që do të luhet ditën e shtunë.Sulmuesi 18 vjeçar, një prej futbollistëve më premtues të skuadrës 4 herë kampione të botës duhet të merrte shërbimin mjekësor fillimisht në Soldier Field të Chicagos dhe më pas u dërgua në spital për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësorë që do të përcaktojnë edhe shkallën e dëmtimit Trajneri i Die Mannschaft dha detajet e momentit dhe kërkoi qetësi.

‘Për fat të keq, Lennart u dëmtua sot gjatë një stërvitje, nuk duket mirë. E dërguam  në spital për një vlerësim.Ju lutem mos e ndiqni, lëjeni të pushojë. Duhet të presim diagnozën dhe të shohim nëse do të mund të luajë në Botëror apo do të duhet të marrim një zëvendësues të tij’-tha Julian Nagelsmann.

Dhe në fakt sipas të përditshmes gjermane ‘Bild’ këto ekzaminime treguan se 18 vjeçari nuk do të mund të jetë në Botërorin e kësaj vere duke shtuar se ai që do ta zëvendësojë do të jetë futbollisti 20 vjeçar i Leipzigut Quedraogo.