BRITANI– Gruaja nga Britania është gjykuar nga një gjykatë në Indonezi

Pasi është shpallur fajtore është dënuar me vdekje.

Një 56-vjeçare nga Britania është gjykuar nga një gjykatë në Indonezi për trafik lëndësh narkotike. Lindsay Sandiford u arrestua në muajin maj pasi policia kufitare e Balit, i kapi 4.8 kg kokainë në valixhen e saj. Sandiford, nga Gloucestershire tha se atë e kishin detyruar që të trafikonte mallin.

Prokuroria kishte kërkuar 15 vjet heqje lirie, por gjykata tha se nuk do të kishte rrethana lehtësuese dhe se e akuzuara nuk dukej se ishte penduar për atë që kishte bërë. Sandiford akuzohet se ishte në qendër të një grupi trafiku, në të cilin përfshiheshin edhe tri britanikë të tjerë.

Në lidhje me Sandiford, ka reaguar edhe zyra e Sekretarit të Jashtëm që është shprehur se Britania është kundër dënimit me vdekje, në çdo rrethanë.