Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me një lajm të publikuar në media, ku një banor i fshatit denoncoi për shpërthimet në një gurore.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të menjëhershëm dhe nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se kjo gurore është e mbyllur që në muajin janar të këtij viti, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mjedisi”.

Gjithashtu, që në muajin janar në asnjë prej guroreve që u janë revokuar lejet e shfrytëzimit në zonën e mbrojtur Krastë-Verjon në Krujë, nuk ka pasur punime.

Reagim i DVP Tiranë

Në lidhje me një lajm të publikuar në media i cili bën fjalë për disa shpërthime në një gurore në fshatin Halilaj, Krujë, ju sqarojmë se:

Pas lajmit të publikuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të menjëhershëm dhe nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se kjo gurore është e mbyllur që në muajin janar të këtij viti, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mjedisi”.

Gjithashtu, që në muajin janar në asnjë prej guroreve që u janë revokuar lejet e shfrytëzimit në zonën e mbrojtur Krastë-Verjon në Krujë, nuk ka pasur punime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave që para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 çdo rast të paligjshmërisë.