Gjatë periudhës qershor–gusht, Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik dhe nën patronazhin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, do të zhvillojë një fushatë depistimi për sëmundjet paraneoplazike dhe kancerin e qafës së mitrës.

Kjo nismë zhvillohet në kuadër të projektit mbarëkombëtar për shëndetin e gruas dhe synon rritjen e diagnostikimit të hershëm, si një hap kyç në parandalimin dhe trajtimin në kohë të këtyre sëmundjeve.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë fushatës, gratë e moshës 35–55 vjeç do të kenë mundësi të kryejnë pa pagesë Pap Test dhe testim HPV.

Fushata thekson rëndësinë e depistimit të rregullt si një mjet jetik për mbrojtjen e shëndetit dhe reduktimin e rrezikut nga kanceri i qafës së mitrës.