Depozitat e ujit, a do të shpëtojmë nga mbipesha në taraca?
25korrik 2015 – Taracat e pallateve ku banojmë vazhdojnë të jenë të mbingarkuara me depozitat familjare të ujit. Prej më shumë se 15 vjetësh uji që vjen në rubinetat e shtëpive tona kalon më parë nga depozitat 1.000-5.000 litërshe, që banorët kanë instaluar mbi kokat e tyre.
Realizimi i projekteve pjesore të furnizimit me ujë nuk ka mundur t'i bindë banorët që t'i heqin depozitat dhe instalimet, që sipas specialistëve u kanë kushtuar qytetarëve durrsakë disa milione euro gjithsej.
Në muajt e ardhshëm pritet të nisë zbatimi i një projekti afatgjatë me një investim prej 86 milione USD, që mbështetet financiarisht nga Banka Botërore.
Nëse kjo sipërmarrje rezulton pozitive, durrsakët mund të binden që t'i lehtësojnë taracat nga pesha e depozitave personale të ujit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Zelensky vizitë zyrtare në Serbi
Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të shpallur në kërkim (VIDEO)
Gara e ekranit në 2025-n, tregu arrin 70 mln euro; “TV Klan” dhe “Top Channel” marrin 63%
Pa me sytë e tij sherrin mes djalit dhe një personi tjetër, ndërron jetë nga arresti kardiak 69-vjeçari në Roskovec





