Kryeministri Edi Rama tha se deputetëve do t’u matet performanca me pikë.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama theksoi se ruajtja e kontaktit me qytetarët është thelbësore për mazhorancën, ndërsa performanca e deputetëve duhet të jetë pjesë e disiplinës së mandatit të katërt.
Sipas kryeministrit, kjo do te jete disiplinë per mandatin e katert, per te mos “dale me shqelma”, sic tha ai “jo nga qeveria, por nga historia”.
“Në këtë botë pasqyrash, humbja e kontaktit me njerëzit është një problem fatal. Kështu që moduli i matjes së performancës së deputetit me 100 pikë të ndara, jo si ritual ndëshkimi apo marrja masash, është disiplina e mandatit të katër dhe është disiplinë e domosdoshme për të mos dalë me shqelma jo nga qeveria, por nga historia në fund të këtij mandate. Është disiplinë mandati që duhet të lidhi punën parlamentare, praninë në territor, cilësinë e dëgjimit dhe të përgjigjes për atë që dëgjojmë, punën me strukturat dhe vlerësimin nga njerëzit së bashku me atë hartën ku Finiqi apo Konsipoli i sotëm duhet të bëhet PS edhe aty”, tha Rama.





