Kreu i Asamblesë Kombëtare të Francës ka pezulluar seancën e pasdites së dhomës së ulët, pasi një deputet i krahut të majtë valëviti një flamur palestinez. Sebastien Delogu, nga partia Les Insoumis (LFI), valëviti flamurin për të tërhequr vëmendjen për situatën në Gaza.

“Ne do të vazhdojmë të ngritim zërat e paqes kudo, gjatë gjithë kohës”, tha partia LFI më pas në rrjetin social X ku postoi videon e incidentit.

“Kjo nuk është e tolerueshme”, tha presidentja e Asamblesë Kombëtare Yael Braun-Pivet ndërsa pezulloi seancën.

Incidenti ndodhi teksa ministri i ri i tregtisë, Franck Riester po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me situatën në Gaza, ku ofensiva e Izraelit kundër militantëve të Hamasit ka shkaktuar dënimin global për numrin e civilëve.