Deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli është nisur me urgjencë jashtë shtetit për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se deputeti vuan nga ‘Pankreati Akut’ dhe është në gjendje të rënduar shëndetësore.
Deputeti është nisur drejt Italisë me avion sanitar rreth orës 22:00 dhe deri në aeroportin “Nënë Tereza” është shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, deputeti tjetër i LSI-së Petrit Vasili.
Gjovalin Kadeli ka qenë i shtruar prej disa ditësh në QSUT, por gjendja e tij u përkeqësua mbrëmjen e djeshme dhe u nis jashtë Shqipërisë për t’u trajtuar me metoda më të specializuara.





