Tiranë, 12 maj 2014 – Gazetarja austriake, Adelheid Woelfl, ka intervistuar kryeministrin Edi Rama për të përditshmen austriake “Der Standard”. Intervistës ajo i ka paraprirë me një analizë mbi realitetin politik në vend, që ka tërhequr edhe vëmendjen e këtushme.

Theksohet se pavarësisht se “Tirana nuk ka rilindur, disa gjëra kanë ndryshuar”, dhe këto gjëra janë qarkullimi rrugor më i disiplinuar apo prishja e ndërtimeve pa leje.

Në analizë vihen re mundësitë e kufizuara të Ramës në sistemin e drejtësisë, por përmendet gjithashtu premtimi i kancelares gjermane Angela Merkel se “nëse Holanda nxjerr probleme me votimin e statusit, ajo do i thotë një fjalë të mirë kryeministrit Mark Rutte”.

Por lajmi më interesant duket se është fakti që sipas gazetares austriake, Monika Kryemadhi do jetë kandidatja e të majtës për të drejtuar kryeqytetin në zgjedhjet vendore.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/