Një dermatolog i njohur në Itali, i pranishëm në mjaft emisione televizive, është arrestuar i akuzuar për vrasjen e së shoqes.
40 vjeçarja Giulia Ballestri është gjetur e vdekur në bodrumin e vilës së saj në Ravenna.
Policia italiane ka arrestuar të shoqin, dermatologun Matteo Cagnoni, i cili ishte arratisur në Firence, së bashku me tre fëmijët, të moshave 6-11 vjeç.
40 vjeçarja është gjetur në bodrumin e shtëpisë së saj, ndërsa mbante veshur vetëm reçipetat.
Sipas policisë, ajo është goditur disa herë me shkop në kokë dhe është tërhequr zvarrë më pas deri në bodrum.
Në pjesën më të madhe të ambienteve të vilës është konstatuar prania e gjakut të saj.
Karabinierët kanë gjetur edhe shkopin e drunjtë me të cilin është realizuar vrasja, që dyshohet se ka ndodhur 72 orë më parë.
Mësohet se çifti ishte në proces divorci.





