Ka dështuar edhe raundi i tretë i procesit të rëndësishëm për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Opozita dhe mazhoranca kishin rënë dakort që në 3 raundet e para të ishin grupet parlamentare të opozitës ata të cilët të bënin propozimet e tyre për kreun e shtetit.

Deri në orën 16:00 nuk është propozuar emri i asnjë kandidati për president.

Ndërsa tani mazhoranca mund të bëj edhe atë që ka paralajmëruar, të propozojë dhe zgjedhë një kandidat për postin e presidentit.

Sipas Kushtetutës, raundi i katërt duhet të zhvillohet brenda 7 ditësh nga i treti.