Zbardhen detaje nga të shtënat me armë zjarri në Mirditë, ku humbi jetën 45-vjeçari, Valter Lleshi.
Lleshi është gjetur pa shenja jete brenda një makine tip ‘Toyota’. Dyshohet se Lleshi ka qenë autor i vrasjes së Anton Kelit, në vitin 2020 i cili punonte si taksist në Rrëshen.
Sakaq mësohet se viktima punonte si shofer në makineritë që u vendos tritol disa muaj më parë.
Policia ka reaguar mbi ngjarjen:
“Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorret, Mirditë, në aksin rrugor Reps–Spaç, është gjetur në automjet, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi V. Ll., rreth 45 vjeç.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”.





