Të jesh një adoleshent modern mund të jetë e vështirë, me të rinjtë e sotëm që ndoshta përballen me më shumë presione se kurrë më parë.

Dhe përballimi i kërkesave akademike, presionit të mediave sociale dhe problemeve të imazhit trupor, përveç emocioneve të tërbuara të pubertetit, mund të jetë edhe më i vështirë për adoleshentët që janë në konflikt të vazhdueshëm me prindërit e tyre.

  1. Ji empatik.
    Në vend që të reagosh me nerva, prano ndjenjat e adoleshentit. Një fjali e thjeshtë si “E kuptoj që kjo është e vështirë për ty” ul tensionin dhe krijon afërsi.
  2. Mos u bëj mbrojtës.
    Kur adoleshenti shpërthen (“Të urrej!”), mos kundërpërgjigju me autoritet. Thjesht prano emocionin: “E kuptoj që je i zemëruar me mua.”
  3. Mos e zgjidh menjëherë problemin.
    Shumë prindër duan t’i japin zgjidhje çdo situate, por adoleshentët duan të dëgjohen, jo të rregullohen. Dëgjoje deri në fund, pa ndërhyrë.
  4. Qëndro i qetë nën stres.
    Nëse ndihesh në limit, largoju për pak nga situata në vend që të bërtasësh. Mos reago me nerva para adoleshentit.
  5. Përdor “deri sa” në vend të kërcënimeve.
    Në vend të “Do të ta marr telefonin!”, thuaj “Nuk mund të dalësh deri sa të përfundosh detyrat.” – mënyrë më e qetë, por më efektive.
  6. Mos i bërtit.
    Të bërtiturit dëmton komunikimin dhe përpunimin emocional të adoleshentit. Zëri i ulët, qetësia dhe durimi janë më të fortë se zhurma.
  7. Ji kurioz.
    Pyet me interes të vërtetë: “Do të më ndihmosh ta kuptoj më mirë pse ndihesh kështu?” – i jep ndjesinë se vlerësohet dhe kuptohet.
  8. Përmblidh atë që thotë.
    Tregoji që e ke dëgjuar me kujdes. P.sh.: “Pra, po ndihesh shumë i lodhur nga detyrat e shkollës, apo jo?” – ndihmon për qartësi dhe afërsi.
  9. Ji prind me të cilin mund të flitet.
    Nëse adoleshenti hapet me ty, mos e gjyko. Mos e minimizo problemin. Vetë fakti që të tregon diçka është shenjë besimi – vlerësoje.
  10. Ji i duruar.
    Mos harro se truri i adoleshentit zhvillohet deri në të 20-at. Do ketë ngritje dhe ulje humori – është normale. Mos e merr personale.