Një numër i madh shqiptarësh është helmuar në qytetin e Elbasanit.

Deri më tani në spital kanë shkuar rreth 10 persona që kanë marrë pjesë në një dasëm. 

Tre prej tyre kanë ardhur në gjëndje të rënduar shëndetësore.

Dasma është organizuar ditën e djeshme, ndërsa nga orët e drekës e deri më sot në darkë, dasmorët kanë ardhur në spital njëri pas tjetrit duke shfaqur shenja helmimi nga ushqimi.

Spitali i Elbasanit ka kaluar në gadishmëri pasi pritet që numri i të helmuarve të pësojë rritje.